Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit feston diplomën në USA

Prej më shumë se 2-vjetësh, familja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit ka udhëtuar drjet SHBA-ve. Vajza e tyre Era është diplomuar dhe familja e saj ka qenë me të në çdo moment. Fotot i ka publikuar vetë Era, e cila është shfaqur shumë e qeshur krah prindërve, e veshur me kodin që i takon ceremonisë në fjalë.

Në këto foto që ka postuar vetë kompozitori në profilin e tij në Facebook, duket Era e veshur me kostumin tradicional të diplomantëve, si edhe një shall identifikues me dy flamujt, atë shqiptar dhe amerikan.

Në krah të saj, është edhe i vëllai, Drini, dhe Shpëtimi e Mira. Krenar për të bijën, Shpëtim Saraçi ka shkruar pak më parë një status për të:
“Ja edhe Era u diplomua. Diplomimi yt, Era e jonë, na lumturoi pa masë dhe është kurorëzim i të gjitha sakrificave të përbashkëta familjare, por kryesisht i djersës dhe mundit tënd. i madhi Zot ndriçoftë çdo hap tëndin në rrugën e gjatë të jetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falënderojmë përzemërsisht të gjithë familjarët dhe miqtë e dashamirësit që na ndihmuan dhe u bënë mbrojtësit kryesorë të suksesit tënd Era”,- shkruan Shpëtim Saraçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?