Vajza me qeleshe në kokë bën tifo për kuqezinjtë: Kam ardhur me motrën dhe shoqet, jam krenare
Në një nga baret e kryeqytetit pranë stadiumit ”Air Albania”, ndër tifozët e shumtë spikati një vajzë me qeleshe. Ajo u shpreh optimiste për fitoren e kuqezinjve. ”Kam ardhur me shoqet, motrën. Jemi gjithmonë krenarë sa herë shohim ndeshjen, shpresojmë të fitojmë sot dhe uroj fitore për kombëtaren. Mendojmë 2-1 shpresojmë të jetë fitore për ne po nuk ka rëndësi fare. Që të gjithë lojtarët janë flakë fare. Sapo të mbarojë ndeshja shpresojmë me fitore, do të festojmë me patjetër”.

