Valbona Mema reagon për herë të parë pas largimit nga Big Brother
Valbona Mema ditën e djeshme është larguar urgjentisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë nga gara. Arsyeja e këtij vendimi ishte një urgjencë familjare, ku thuhej se e motra e saj është shtruar në spital.
Lajmi u bë i ditur për banorët nga Luizi ku tregoi se me largimin e këngëtares automatikisht anulohet dhe televotimi për këtë javë.
Ndërkohë pas daljes nga shtëpia, ka ardhur dhe reagim i parë i Valbonës e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregon se motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye zgjodhi të largohej nga loja dhe të ishte pranë saj në këtë moment të vështirë.
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju”, shkroi këngëtarja.