Vallja e Dua Lipës “shqetëson” serbët, vjen reagimi i medias
Dua Lipa padyshim është kthyer në një yll botëror tashmë, e cila tërheq shumë vëmendje me muzikën e saj të veçantë por jo vetëm pasi së fundmi ka filluar t’i kushtojë shumë vëmendje edhe vendlindjes së saj Kosovës ku këto ditë ka bërë një vizitë e shoqëruar nga i dashuri i saj Anëar dhe njëkohësisht edhe nga e ftuara speciale Miley Cyrus.
Por vizita e yllit me famë botërore ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe ku portali serb Telegraf.rs, ka shkruar për prezencën e Dua Lipës në netët e festivalit Sunny Hill, duke u fokusuar në flamurin kombëtar të cilin këngëtarja shqiptare e mbante në duar dhe vallëzoi me të së bashku me reperin e njohur Gashi, shkruan Intv.
Shkrimi nis kështu:
Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.
Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.
Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.
“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.
Në këtë mënyrë mediat serbe po aludojnë se këngëtarja shqiptare po përdor simboliakt e flamurit shqiptar për të dhënë sinjale se shqiptarët po mendojnë bashkimin e dy vendeve në një të vetëm.