Vëllai i kthehet kundër, padit këngëtaren e famshme për shpifje në librin e saj
Mariah Carey publikoi pak kohë më parë librin e saj autobiografik “The meaning of Maraih Carey”, i cili është bërë shkak që artistja të paditet nga vëllai i saj, Morgan Carey. Vëlai i madhe e ka paditur këngëtaren me pretekstin se ajo ka shpifur për të në libër dhe se kjo gjë i ka shkaktuar shqetësime të mëdha emocionale.
Ai është shprehur se Mariah ka gënjyer duke e cilësuar atë si një person të dhunshëm. Kështu në dokumentet e padisë, thuhet se shpifjet e shkruara në libër i kanë shkaktuar atij “ankth ekstrem” dhe “dëmtim serioz të reputacionit të tij”.
Ky nuk është rasti i vetëm që Mariah paditet për shkak të këtij libri, sepse një muaj më parë motra e saj, Alison Carey, e akuzoi këngëtaren se shpifjet e saj kishin si qëllim që ta poshtëronin atë dhe ta bënin të ndihej keq. Ajo i mohoi të gjitha pretendimet e ngritura nga këngëtarja, duke u shprehur se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë për të mbështetur këto akuza kaq të forta. Për këtë arsye e motra e këngëtares kërkoi 1.25 milionë dollarë si dëmshpërblim për shpifjet.
Mariah Carey e publikoi autobiografinë e saj në shtator të vitit të shkuar dhe libri kryesoi listat pas një muaji si “libri më i shitur”. Në autobiografi këngëtarja ka zbuluar shumë gjëra rreth jetës së saj, duke nisur nga edukimi, tek racizmi si fëmijë dhe martesa e vështirë.