Vendimi i fortë nga Vëllai i Madh, Sara Gjordeni përjashtohet nga loja e Big Brother
Vëllai i Madh ka marrë një vendim të madh ndaj Sara Gjordenit, duke e përjashtuar nga loja e ”Big Brother Albania Vip 3”, kjo pas përplasjes fizike me Françeskën.
”Vëllai i Madh pasi ka shqyrtuar debatin mes tyre, ku Sara ka mbyllur derën e tualetit dhe është konfrontuar fizikisht me të, gjë që është e ndaluar Vëllai i Madh njofton se ka vendosur të përjashtojë përfundimisht nga loja banorën Sara Gjordeni”,-tha Ledioni. Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.
”Prita dhe një video, momentin kur Françeska ka nxjerrë valixhet e mija tek dera pas pasur asnjë konflikt me mua. Ka shkuar tek Bardhi më pas dhe ka thënë fjalët më të ulëta. Unë ndaj saj kam pasur një marrëdhnëie shumë neutrale ndaj saj.
Nisi 5 ditë më parë kur ajo i kishte thënë Barhdit që je i paburrë sepse dukesh nga niveli i vajzës që ken në krah. I kam shkuar dhe i kam thënë që ti do dalësh para meje dhe derën do të ta mbyll unë. Nuk kam bërë debat me të deri kur kam pasur një konfrontim tjetër. Unë kam pyetur në dhomën e rrëfimit a ekziston ky rregull dhe më kanë thënë.
Unë kam këkruar ndjesë që pasi është bërë ky veprim. Unë nuk mendova kur e bera, e harrova publikun. Kërkova ndjesë publike”,-tha Sara.
View this post on Instagram