FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veprimet flasin vetë. Sherr mes Mateos, Gimbos dhe Selinës?

Tre nga personazhet më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin, Mateo dhe Gimbo, duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Parathuhet se Selin ndërmori hapin e parë duke hequr Mateon nga lista e ndjekësve (unfollow) në Instagram. Pak më vonë, të njëjtin veprim ka bërë edhe partneri i saj, Gimbo.

Përgjigjja e Mateos ka qenë e menjëhershme, duke i bërë “unfollow” të dyve. Zanafilla nisi gjatë puntatave të “Post BBVA”. Gjatë emisionit, Mateo deklaroi hapur se, sipas tij, Selin nuk e meritonte fitoren pasi nuk kishte bërë lojë fitoreje. Kjo deklaratë shkaktoi zhgënjim të madh te Selin, e cila u shpreh e prekur se nuk do ta priste kurrë një koment të tillë nga ai.

Përplasja bëhet edhe më e zhurmshme duke marrë parasysh deklaratat e mëparshme të Mateos, i cili vetëm pak kohë më parë ishte shprehur se në atë shtëpi kishte gjetur një mik të mirë si Gimbo. Me sa duket, pakënaqësitë dhe komentet ndaj Selin kanë mjaftuar që edhe Gimbo të mbajë anën e partneres së tij, duke i dhënë fund miqësisë me Mateon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?