Vesa Luma kujton përvjetorin e martesës, ja mesazhi emocionues i këngëtares
Viti 2015 i bekoi ata edhe me një fëmijë, të cilin Vesa dhe Bigi vendosën ta quajnë Lian, e që kuptimi i tij bazohet në kthimin e shkronjave për së prapthi, të cilat formojnë emrin Nail, njëherësh emri i babait të ndjerë të këngëtares.
Çifti jetojnë së bashku në Tiranë, ndërsa merren vazhdimisht me muzikë, koncerte dhe punime për projekte të reja.Sot, pas dy vitesh, Vesa ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë nga dasma, një imazh bardhë e zi ku ajo shfaqet duke kërcyer me fustanin e bardhë, ndërsa Big Basta i gjunjëzuar vallëzon pranë saj.
Në mbishkrimin e fotografisë, Luma ka shkruar disa fjalë vërtet emocionuese në kujtimin e përvjetorit të martesës së tyre.
“Sot 2 vjet, kurorzuam dashurine tone! 9 muaj me pas,erdhi ne jete mrekullia jone Lian,i cili na ktheu permbys cdo perceptim per jeten! Sa shume sfida erdhen pastaj..,buzeqeshje,lot,gezim,shprese te gjitha..per kaq pak kohe…Nuk di te shpreh me fjal sa krenare jam per ty ,qe po ma deshmon dita dites se sa e cmuar eshte familja per ty! Te dua shume”(sic.), ka shkruar Vesa në Instagram.