“Vetëm pse është femër duhet të dalë ashtu në të ftohtë?”
Një foto e aktores së njohur, Jennifer Lawrence, me një fustan plotësisht të hapur, teksa dridhet nga i ftohti, ka shkaktuar shumë debat online.
Aktorja 27-vjeçare, fituese e çmimit Oscar, ishte në Londër për të promovuar filmin e fundit “Red Sparrow”.
Por teksa aktorët meshkuj të filmit ishin të veshur me pallto, ajo ishte me fustan të hapur Versace në temperaturën 3 gradë.
Komentuesit e shumtë thanë se është e papranueshme që ajo të dalë ashtu, vetëm pse është femër.
Të tjerë thonë se qëllimi i saj është që të tërheqë vëmendjen dhe të ‘shesë’ filmin.
Aktorja ka bërë avokatinë e barazisë gjinore, por disa organizata thonë se kjo pamje tregon se ajo është shumë larg.