Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham

Kanë kaluar dy dekada që nga dita kur Victoria dhe David Beckham kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ata vazhdojnë të renditen dhe sot si një nga çiftet më të mira të showbiz-it, sepse kanë ditur ta ruajnë dashurinë për kaq vite. Së fundmi në një intervistë për “Today”, Victoria ka zbuluar sekretin e martesës së tyre të lumtur.

“Mendoj se fëmijët janë prioriteti ynë dhe çdo gjë që ne bëjmë sillet rrotull fëmijëve. Por ne të dy punojmë shumë fort.  Ne e duam atë se çfarë bëjmë profesionalisht. Ne e mbështesim njëri-tjetrin dhe jemi me shumë fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe rritemi bashkë”, ka thënë dizanjerja e njohur. Duke u kthyer pas në vite, Victoria ka rikujtuar se ajo dhe David janë dashuruar me shikim të parë. Ajo ka shtuar se komunikimi është çelësi i suksesit për të ruajtur karrierën dhe familjen. “Ne e duam familjen tonë. Jemi shumë të fokusuar, punojmë shumë dhe kemi një skuadër të mirë rreth nesh. Jemi shumë prezent në jetën e fëmijëve dhe i ndihmojmë ata”, është shprehur Victoria.

Ajo ka zbuluar se me David ndajnë produktet e lëkurës dhe të bukurisë me njëri-tjetrin, duke përfshirë hidratues, maska për fytyrën dhe gjëra të ngjashme si këto. Dyshja e njohur janë prindër të 4 fëmijëve, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?