VIDEO/ 16-vjeçarja nga Kosova në “The Voice Australia”, fiton zemrën e Rita Orës. Këngëtarja flet shqip: Zemër si jeni?

Sihana Haxhnikaj dhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora vodhën audiencën e “The Voice Australia”, teksa përshëndetën njëra-tjetrën në shqip. 16-vjeçarja është shqiptarja nga Kosova që performoi në audicionin e “The voice of Australia”, aty ku Rita Ora është pjesë e jurisë.

Sihana solli në skenën e kompeticionit të njohur të këngës, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart”, me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut, por edhe të Rita Orës e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj.

Reagimi i Orës kur kuptoi se ajo është më origjinë nga Kosova, ishte epik. Ora e përshëndeti në shqip mes anëtarëve të jurisë dhe publikut. Rita Ora, e cila nuk ka lënë asnjëherë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën sa herë që i është dhënë rasti, e përshëndeti në shqip 16-vjeçaren, mes anëtarëve të jurisë dhe publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Oh zemër si jeni, mirëmbrëma?”, e përshëndeti ajo në shqip, teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm. Por më pas Rita takon edhe familjen e saj, kur edhe flet shqip me ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?