VIDEO/ 42 mijë ndjekës LIVE! Luizi dhe Kiara dhe vajza e vogël Luna Mari Ejlli ”thyejnë” Instagramin

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë që të jenë në krye të lajmeve dhe të audiencës, edhe pse u bë 1 vit nga ”Big Brother Albania Vip 2”. Sot nga spitali privat ku Kiara bëri lindjen e vajzës, ata prezantuan edhe Lunën e vogël, që erdhi në jetë dje më 30 prill.

Luizi u fut live në Instagram, me një audiencë prej 42 mijë njerëzish që ndiqnin live çiftin dhe të voglën e tyre, Luna Mari Ejlli, ku urimet e panumërta nuk munguan. Si fillim Luna vjen pasi ky emër i pëlqente shumë Kiarës ndërsa Mari vjen pasi dy gjyshet e çiftit quhen Maria.

Gjithashtu Luizi tregon se ky emër i ka pëlqyer edhe prej aspektit fetar emri i Shën Marisë. Si me nota humori teksa i thotë të mos lëviz shumë Luizi ka zbuluar se Kiara ka lindur me operacion cezarian. Ai ka folur edhe për planet për një fëmijë tjetër teksa thotë që nuk është kundra djemve, por do edhe një vajzë sepse sipas artistit vajzat i ngjajnë atij duke lënë të kuptohet se Luna Mari i ngjan të atit.

“Unë kam botën tani në duart e mia! Për sa i përket djalit nuk kam asgjë kundra por edhe një vajzë tjetër nuk do të ishte keq jo për gjë por më ngjajnë mua vajzat. I ka pëlqyer Kiarës ndërsa Mari se është Shën Maria gjithashtu me këtë emër është gjyshja e Kiarës edhe gjyshja ime shumë rastësi. Thonë se kur vjen fëmija vjen mbarësia”,-thotë Luizi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP