VIDEO/ 45-vjeç, Soni Malaj mahnit me linjat e trupit. Bëhet virale në rrjet
Këngëtarja Soni Malaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar që prej momentit kur u bë pjesë e “Ferma VIP”, duke marrë vëmendje jo vetëm me energjinë e saj, por edhe me paraqitjen fizike. Edhe pse 45-vjeçare, Soni po dëshmon se është në super formë, me një trup të tonifikuar dhe linja që nuk kalojnë pa u vënë re.
Së fundmi, gjatë një sfide të zhvilluar në fermë, ajo është shfaqur me bikini, duke realizuar lëvizje plot ritëm dhe duke vallëzuar në mënyrë provokuese, çka u komentua gjerësisht nga ndjekësit e formatit.
Trupi i saj i stërvitur dhe barku i tonifikuar nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut, me shumë komentues që e vlerësuan për mënyrën si e mban veten dhe për faktin se, me këtë paraqitje, “lë në hije” jo pak emra të njohur të skenës shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

