VIDEO/ Brikena ironizon me kritikat: Flas prishtinaliken, prizrenaliken

Zhurma që u krijua në rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, “Miss Grand Kosova”, Brikena Selmani ka vendosur të reagojë në stilin e saj të veçantë. Në një video të publikuar së fundmi, ajo ka ironizuar situatën duke përdorur humor për të qartësuar deklaratën e saj.

”Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Po du me u thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë. Prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren”.

Modelja ka treguar kështu se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe ka një qasje të lehtë ndaj kritikave, duke e kthyer situatën në një moment të humorit dhe afërsisë me fansat.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?