VIDEO/ Brikena magjeps me veshje tradicionale në ”Miss Grand”, tregon trupin perfekt

Brikena Selmani vijon që të marrë vëmendje në ”Miss Grand International”, ku po përfaqëson Kosovën. Në raundin e dytë të këtij kompeticioni prestigjioz, ajo jo vetëm që shkëlqeu si gjithmonë, por solli diçka krejt të veçantë: një model modern të veshjes tradicionale shqiptare, që ndërthur hijeshinë, identitetin dhe fuqinë femërore.

Ky homazh i kuruar deri në detaje ndaj kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare u bë një nga paraqitjet më të veçanta të mbrëmjes. Brikena arriti ta risjellë kostumin tradicional në një formë bashkëkohore, pa humbur thelbin dhe shpirtin e tij.

Kombinimi i finesës natyrore me elegancën e këtij interpretimi të ri të veshjes tradicionale bëri që Brikena të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve në sallë. Me belin e saj të hollë, qëndrimin plot vetëbesim dhe përfaqësimin me dinjitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?