VIDEO/ Çfarë po ndodh në dhomën e bardhë? Meritoni i shkon Eglës te krevati, ja si reagon Ilnisa

Egla, Meritoni dhe Ilnisa janë të skualifikuar nga gara e ”Big Brother Albania Vip 3”, por dy prej tyre do të rikthehen si banorë të shtunën.

Një përqafim ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës këtë mëngjes. Pasi është zgjuar Meritoni ka shkuar te shtrati i Eglës, e cila po flinte në pjesën e jashtme të dhomës së bardhë, dhe i ka thënë se për ditëlindje ka shkuar ta përqafojë.

Egla i tha se ditëlindjen e ka nesër, por se mund ta pranonte një përqafim. Më pas Meritoni i ka shkuar në shtrat dhe e ka përqafuar, teksa e ka pyetur se përse fjeti jashtë.

“Më mungonte ajri, ju flinit”, iu përgjigj aktorja. Më pas në pjesën e jashtme ka dalë edhe Ilnisa, e cila kur mësoi se e ka ditëlindjen nesër, i tha: Kështu gënjen gjithmonë? Se më the dje që e kam nesër!

SHKARKO APP