VIDEO/ Diana lë shtëpinë e BBVK3 pas kërkesës nga familja, shpërthen në lot
Diana ka marrë vendimin për të dalë nga shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 3”, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Teksa e ka ndarë vendimin me banorët, gjatë takimit me Drenushën ajo ka shpërthyer në lot. ”Unë kam vendosur të lë shtëpinë, unë po dalë prej shtëpisë, babai nuk është mirë. Unë s’kom çare pa shkuar”, u shpreh Diana.
Vendimi vjen 24 orë pasi në shtëpi mbrëmë në Prime u fut motra e saj dhe i kërkoi që të lërë garën sepse babi i tyre nuk është mirë dhe kërkon që ta ketë pranë. Pas bisedës me babain, Diana e ka ndarë vendimin e saj me banorët, duke i informuar se do të largohet nga shtëpia dhe do të ndërpresë rrugëtimin e saj në mes. Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë.
Në rrjete sociale kanë dalë detaje nga takimi i Dianës me të motrën, ku sipas tyre, kjo kërkesë u bë sepse ata nuk janë dakort për lidhjen e saj me Aronin. Më pas edhe Aroni është parë i prekur nga ky vendim, sepse ka shpërthyer në lot.