Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Doli i dyti në finale, Julian Deda: E di që me vota kam fituar, avash do të sqarohen të gjitha

Showbiz E hënë, 27 Maj 2024 21:40
VIDEO/ Doli i dyti në finale, Julian Deda: E di që me vota kam fituar, avash do të sqarohen të gjitha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Julian Deda doli nga ”Big Brother Albania Vip 3” në vendin e dytë. Ai ishte kokë me kokë me Egla Cenon, e cila edhe u shpall fituese e këtij edicioni. Aktori ka bërë një reagim të gjatë në rrjete sociale duke përshkruar eksperiencën e tij në këtë format, falënderuar publikun si dhe duke premtuar projekte të reja. ”E kemi fituar lirinë e fjalës prej kohësh dhe nuk ka perëndi që na pengon më. Problemi është se fjalën nuk na pengon askush. Unë e di shumë mirë mbështetjen tuaj, jam i ndërgjegjshëm për mbështetjen, votat, mesazhet që kam marrë. Kam dalë sot pak në rrugët e Tiranës dhe kam takuar shumë njerëz të cilët më kanë dhënë dorën, më kanë përqafuar. Jam ndjerë aq mirë sa s’ka më. Unë vërtetë nuk i kam fituar 100 mijë euro, ama kam fituar një gjë të paparë. Kam fituar ju. Ju me të cilët kam 20 vjet që jap dhe marrë, nëpërmjet profesionit tim”,-tha Deda.

Reagimi i plotë

Përshëndetje zemrat e mia. Përshëndetje të gjithëve, pas një dite pushim mendova të dalë në një video këtu dhe t’iu shpreh dy fjalë mirënjohje falënderimi, konsiderate, quani si të doni. Kalova katër muaj e gjysmë të vështirë në Big Brother, të vështirë i them se në fakt e kam shijuar pafund, jam kënaqur pafund me të këqijat apo të mirat e tij dhe normalisht aty njeri nga ne do të fitonte.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra, emocion, me sa më shumë kalkulime dhe lojë patjetër, por jam munduar të jem i matur edhe pse ndonjëherë na ka rrëshkitur këmba dhe e kemi tepruar. E gjitha ndodh sepse aty jo vetëm luhet por edhe jetohet dhe në fakt ia kam bërë të gjitha. Kam luajtur, kam qeshur, kam komunikuar, kam qarë, i kam bërë të gjitha si bën një njeri normal në rrethanat e izolimit dhe të bashkëjetesës me njerëz që nuk kemi zgjedhur të rrimë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, ajo që më ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj zemrat e mia, e secilit prej jush. Një mbështetje organike, e dashur, pa shumë lutje, aman më mbështesni. Ka qenë një mbështetje shumë shumë e pa-ngjyrosur, jo me mllefe, inate jo me zor. Për këtë desha të ju falënderoja pafund. Si fillim dua të falënderoj familjen time, e cila në gjithë këtë periudhë është përballur me vështirësi duke patur njeriun apo babanë e familjes brenda, bashkëshorten time, dy fëmijët e mi, mamanë time, vëllanë tim me familje, të cilët kanë ndenjur pa gjumë me stres.

Mund t'ju interesojë

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Para 8 orësh
Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Para 18 orësh
Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 23 orësh

Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit tim, por mbi të gjitha kam dëshirë të ju falënderoj ju me përulësinë më të madhe sepse keni qenë me të vërtetë zemrat e mia. Rrugëtimi ky ishte, unë u mundova, jam i bindur se në këtë botë duhet t’i themi gjërat siç janë, siç mendojmë ne se janë.

E kemi fituar lirinë e fjalës prej kohësh dhe nuk ka perëndi që na pengon më. Problemi është se fjalën nuk na pengon askush. Unë e di shumë mirë mbështetjen tuaj, jam i ndërgjegjshëm për mbështetjen, votat, mesazhet që kam marrë. Kam dalë sot pak në rrugët e Tiranës dhe kam takuar shumë njerëz të cilët më kanë dhënë dorën, më kanë përqafuar. Jam ndjerë aq mirë sa s’ka më. Unë vërtetë nuk i kam fituar 100 mijë euro, ama kam fituar një gjë të paparë. Kam fituar ju. Ju me të cilët kam 20 vjet që jap dhe marrë, nëpërmjet profesionit tim.

Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenar për këtë gjë. Nuk jam sot këtu për të gjykuar fituesen. Jam thjesht për t’iu falënderuar. E di që me votat tuaja unë e kam fituar Big Brotherin, por të gjitha do të sqarohen avash avash. Do mbetemi në kontakt për të gjitha. Jam mirënjohës për ju, secilit prej jush për paratë e shpenzuara për mesazhe, për netët pa gjumë, për familjet e tuaja uroj vetëm të mira. Do përpiqem të ua shpërblej me punën time tani e tutje.

Do shihemi shumë shpejt. Do të iu mbaj në kontakt për çdo gjë që do të ndodhi. Më keni lënë pa fjalë. Unë sa isha brenda, i dija gjërat. Isha i qartë për çdo gjë. Edhe për këto që i kam kuptuar sot, i kam ditur. Jam treguar korrekt me çdo gjë dhe për këtë nuk jam pishman. Nuk jam pishman për asgjë. Shumë faleminderit, ju dua zemrat e mia.

View this post on Instagram

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Etiketat e lidhura

Julian Deda
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.