VIDEO/ Dori: Luizi dhe Kiara me ne në pushime? Olta: I kam ftuar
Pas largimit nga shtëpia, Olta ka folur për Fan Club. Ajo shprehu dëshirën që Big Brother-in ta fitojë Dea Mishel.
Olta shprehu dëshirën që të kalonin pushimet në çift me Kiarën e Luizin, por bashkëshorti i saj tha se nuk i ka shok. Kjo batutë solli të qeshura mes tyre. Për të Big Brother mbaroi dhe nuk do e ketë problem të takohet me banorët e t’ia kalojë bukur me ta.
Për sa i përket sjelljes së Efit kundrejt saj, ajo tha se e kupton mërzinë e saj, pasi as nuk e përcolli kur doli nga shtëpia.