VIDEO/ Drake përmend tensionet në Kosovë në këngën e re

Lajmet për tensionet në Veri të Kosovës, jo vetëm që kanë kaluar kufijtë dhe janë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, por duket se ka frymëzuar artistët më të njohur e më me emër të momentit.

Erdhi si një surprizë! Në këngën e fundit të Drake ”Polar Opossites”, reperi përmend në vargje kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Ndërsa në një tjetër, thotë se tensionet po rriten. Duket se reperi i ka ndjekur zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thotë mes të tjerash ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?