VIDEO/ E akuzojnë për photshop, Anxhela Peristeri i mbyll të gjitha “gojët e liga”

Anxhela Peristeri kohët e fundit është shfaqur në formë të përkryer fizike dhe duket se ky ndryshim ka ardhur falë një regjimi strikt ushqimor.

Pak ditë më parë ajo zbuloi se kishte humbur 16 kilogramë duke eliminuar brumërat dhe ndjekur stërvitjen fizike në mënyrë të rregullt.

Megjithatë një pjesë e fansave të saj nuk e besojnë këtë gjë dhe e akuzojnë se përdor ‘photoshop’ në fotografitë e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç duket Anxhela nuk i ka pritur aspak mirë të tilla komente dhe ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve me një video.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, në të cilën paraqitet veshur me bikini.

Nëpërmjet saj kuptohet qartë se Anxhela jo vetëm që ka arritur të heqë kilogramët e tepërt, por as nuk përdor programe për editimin e fotove të saj.

“Për të gjithë admiruesit e ‘photoshop-it’”, ka shkruar Anxhela duke ironizuar ndjekësit në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

Per te gjithe admiruesit e Photoshopit!!?

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on Jun 10, 2019 at 9:13am PDT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?