Video e David Beckham duke fjetur vendoset në murin e maternitetit ku lindi ish-futbollisti

Një video e David Beckham duke fjetur është vendosur për tu parë në spitalin e Londës, ku edhe ish-futbollisti lindi.

Vepra e artit u realizua nga Sam Taylor-Johnson dhe u huazua nga departamenti i gjinekologjisë në Whipps Cross Hospital në Leytonstone deri në mars të vitit 2020.

E zbuluar në vitin 2014, David tregon ish-kapitenin e Real Madrid duke fjetur për 40 minuta pas një seance stërvitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beckham, tani 44 vjeç, lindi në maternitetin e spitalit në vitin 1975 dhe u rrit aty pranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Taylor-Johnson u ngarkua të krijojë një portret të tij në 2002, kur njihej si Sam Taylor-Wood.

Regjisorja e Fifty Shades of Grey e konsderoi si një “meditim mbi njeriun e famshëm”.

“Ajo që ofron kjo hapësirë është një moment qetësie ndërsa njerëzit janë duke pritur për takime me mjekët,”-tha ajo. “Është shumë paqësore, që u siguron njerëzve diçka shumë të qetë për të parë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?