VIDEO/ “E mbështes”, e ëma e Luizit flet për herë të parë: Lojë e madhe, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë

Këngëtari Luiz Ejlli, ose fenomeni i “Big Brother Albania Vip 2”,  është njeriu që ka thyer çdo rekord shikueshmërie. Me gabimet në lojë, me humorin dhe forcën e treguar, ai ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve. Shumë është folur edhe në rrjete sociale për familjen e tij, edhe pse vetë artisti nuk flet në shtëpi për këtë pjesë.

Ata jetojnë në SHBA, dhe përmes një telefonate mamaja e Luizit ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë. Në një intervistë për një emision në RTSH, ajo ka thënë se po e ndjek Luizin dhe se është e lumtur për rrugëtimin e tij, duke theksuar se e gjitha është një lojë dhe si e tillë duhet konsideruar. Por, po ashtu tha se uron të ketë sa më pak njerëz negativë aty brenda.

“E shof që aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë është e lodhshme për të gjithë, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shohin më shumë si një lojë”,-ka thënë mamaja e Luizit.

SHKARKO APP