VIDEO/ Erjola lag me ujë Eglën, aktorja: Tre herë do ta fal. Të ra dinjiteti

Një incident me dashje ndodhi midis dy banoreve këtë të enjte në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo ndodhi mes Erjolës dhe Eglës, duke shtuar më tej tensionet brenda mureve të shtëpisë më të përcjellë në Shqipëri. Egla ishte duke u çlodhur në një nga zonat e përbashkëta, Erjola, në kalimin e saj pranë saj, pa dashje derdhi pak ujë nga shishja e saj mbi Eglën.

Me një reagim të shpejtë për të shuar situatën, Erjola i tha menjëherë: “Ua pa dashje, të kërkoj ndjesë”. Megjithatë, Egla u shpreh e mërzitur ndërsa konstatoi që mikrofoni i saj ishte lagur nga uji i derdhur.

Në një veprim që duket të jetë përgjigje ndaj këtij incidenti, Egla vendosi të hidhte cigaret e saj në pishinë, duke e bërë këtë të duket si një akt hakmarrjeje ndaj Erjolës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me dozën e nikotinës dhe bëni kështu. Tre herë do ta fal, pastaj s’ta fal më. Të ra dinjiteti”, ka thënë Egla e irrituar nga incidenti. Ndërsa dy banoret vazhduan të hedhin ironi mes tyre, është e qartë se ky konflikt mund të sjellë ndryshime në dinamikat e mëtejshme të lojës brenda “Big Brother VIP”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?