VIDEO/ Fansat i dërgojnë Luizit mesazh me dron, por produksioni s’i lejon banorët ta shohin

”Big Brother Albania Vip 2”, është kthyer në programin më të debatuar. Nga reagimet e njerëzve në rrjete sociale, mund të thuhet me bindje se ata që mbështesin këngëtarin Luizin që pas situatës së dramës për ”sëmundjen”, janë në shumicë të frikshme.

Paçka se shumica e banorëve brenda në shtëpi i mbajnë qëndrim dhe po e sulmojnë, jashtë pjesa më e madhe e njerëzve e simpatizojnë dhe duan që ai të vazhdojë eksperiencën e tij. Nisur nga gjendja emocionale jo aq e qëndrueshme që ka shfaqur këngëtari, mbështetësit e tij menduan që t’i dërgojnë një mesazh mbështetjeje.

“Si i thuhet luanit shqip? #MELUIZIN“, shkruhej në dronin e dërguar. Nga pamjet, mesazhi nuk ka shkuar te objektivi, pasi produksioni nuk lejoi të shihet nga Luizi dhe banorët e tjerë, duke i urdhëruar që të futen brenda në shtëpi, e të qëndrojnë në dhomën e gjumit.

Një dron i njëjtë, me mesazh inkurajues u dërgua dhe për Kiarën pak ditë më parë, skenë e cila nuk u ndalua. Pse produksioni nuk dëshiron që Luizi të mësojë sa mbështetje ka në këto momente nga jashtë?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP