VIDEO/ Gafa e vitit, gazetarja ngatërron kryetarin e Komunës me Blendi Fevziun. Batuta: Të ngjashëm jemi veç tek koka

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ishte i ftuar në një event, por gjatë një transmetimi live, gazetarja e televizionit e prezantoi Gjinin si Blendi Fevziu. Madje ajo e ftoi para kamerës “Blendi Fevziun” dhe të gjithë u habitën kur u shfaq Ardian Gjini.

Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që iu tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.

“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit. Ka qenë vetë Blendi Fevziu që ka shpërndarë momentin epik në profilin e tij në rrjetet sociale duke e marrë me sportivitet:

“Meqënëse po ma nisin shumë këtë video. Është fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngatërru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa herë të gjithëve në transmetim live. Po dy gazetarët u treguan shumë fun. Bravo”, shkruan Fevziu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

SHKARKO APP