VIDEO/ Gjesti i kushton këngë Jozit: Jena gëzu, jena bo me fluturu. Vëllai i Madh e përjashtoi

Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip” këtë mbrëmje është gjetur qetësia. Gjesti ka gjetur një moment relaksimi për të bërë shaka dhe për të shpërndarë atmosferë të lehtë mes banorëve të tjerë. Ai mori kitarën nga Tiri dhe nisi të improvizonte një këngë që ishte një përzierje humoristike e ngjarjeve të fundit në shtëpi.

Gjesti filloi të këndonte vargje që pasqyronin situatën e largimit të Jozit, duke shpërndarë një atmosferë lozonjare mes banorëve të tjerë. Ai këndoi: “Jozi nuk është më me ne, jena gëzu mo jena gëzu, jena bo me fluturu, na ka sha e ofendua, në fund Vëllai i Madh e ka përjashtu”.

Ky moment i Gjesti nuk kaloi pa një reagim nga Valbona, një mike e afërt e Jozit, e cila u mërzit nga largimi i tij. Valbona, duke ndier një lloj shqetësimi për gjendjen e Jozit dhe largimin e tij nga shtëpia, iu kërkoi Gjestit që të ndalonte këngën dhe të mos e bënte më.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?