VIDEO/ Hapi emisionin në italisht, Luizi Ejlli ironizon moderatoren e njohur
Moderatorja Bieta Sulo zgjodhi që hyrjen e emisionit të saj “Ftesë në 5” për këtë sezon të ri, ta bëjë në italisht, duke marrë shkas nga numri i lartë i turistëve italianë që vizituan vendin tonë.
Nuk vonoi shumë dhe ajo arriti të bëhej virale në rrjetet sociale për hapjen që i bëri emisionit.
Ky moment ka tërhequr edhe vëmendjen e Luiz Ejllit, i cili ka realizuar një video ku shihet në makinë duke folur italisht. Kjo video i ka bërë ndjekësit e tij të besojnë se ai po ironizon moderatoren.