Video hit në rrjet me ofendimet dhe sharjet nga Olta. Komenti kryesor: Pse nuk ka një zarf të zi?
Loja në ”Big Brother Albania Vip 2” është bërë shumë e fortë. Zarfa të zi dhe gjyq publik, ka vetëm për Luiz Ejllin, i cili është kthyer në një fenomen, por e kundërta po ndodh me Oltën.
Aktorja e cila nuk e ka mbështetjen e publikut edhe pse produksioni e nxjerr tek të preferuarit, shumë herë ka ofenduar rëndë banorët, madje edhe produksionin, por që nuk është marrë kurrë masë apo vërejtje nga produksioni.
Por kjo video që përmbledh të gjitha gabimet e Oltës që nuk janë diskutuar në asnjë Prime, po bën namin në rrjete sociale. Pyetja kryesore është se pse ende për Oltën nuk ka një zarf të zi për thyerje të rregullave.
View this post on Instagram