VIDEO/ ”Ju dua me krejt zemrën”, Dua Lipa emocionohet për natën e parë të ”Sunny Hill Festival”
Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit që organizon Dua Lipa dhe familja e saj në Prishtinë. Artistja globale ka ndarë emocionet e thella për lidhjen me Prishtinën dhe festivalin ”Sunny Hill Festival” që tashmë është kthyer në një traditë.
“SUNNY HILL FESTIVAL Nata e parë. Ky festival është diçka që familja ime dhe unë e kemi krijuar me aq shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN”,-ka shkruar ajo, duke theksuar se realizimi i këtij projekti është përtej çdo ëndrre që ka pasur ndonjëherë.
Ylli ndërkombëtar e përshkroi përjetimin e natës së parë si të paharrueshëm, duke theksuar energjinë, gëzimin dhe krenarinë që e mbërthyen gjatë performancës, sidomos në një mbrëmje kur ndau skenën me të atin, Dukagjin Lipa, me këngën ”Era” nga grupi ”Gjurmët”.
“Performanca për ju, dhe ndarja e skenës me babain tim, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë”,-shkruan Dua, e cila përmes festivalit jo vetëm që sjell muzikë në Prishtinë, por edhe afirmon identitetin e saj dhe lidhjen me vendin e origjinës. Ajo e përmbylli postimin me mirënjohje dhe emocion: “Ndjehem jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe ende kemi edhe dy net për të festuar bashkë!! JU DUA me krejt zemrën”.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

