VIDEO/ Këngëtari Meti Berbatovci i plotëson ëndrrën në muzikë një personi të veçantë

Ai sa herë vjen me një projekt bën mjaft zhurmë, ashtu siç komentohet shumë për mesazhet e tij kur është i ftuar në një program televiziv. E kemi fjalën për këngëtarin Meti Berbatovci, ku kureshtja jonë se cila ishte ajo gruaja e fortë që do ta sillte në projektin e tij më të ri tashmë u shfaq, e nëse kemi pritur ndonjë emër të njohur nga estrada ( gjë qē edhe mund ta bënte patjetër) por jo ai i realizoi një dëshirë Nafije Xhemajli.

Ne mësojmë se për ta pasur në videoklip me dëshirën e saj Metit i ështē dashur që të trokasë e të marrë leje në shumë instuticione në Zvicër, ku edhe jeton kjo grua shumë speciale.

Shihet se lumturia është mjaft e madhe edhe e Nafijes, por edhe e vetë artistit që ja realizoi ëndrrën asaj. Një klip i thjeshtë, por me plot ngjyra dhe një këngë mjaft e bukur e ritmike që mban titullin ” Luj Nafije”. Mësojmë se teksti dhe muzika është realizuar nga vetë Meti, e sapo është publikuar.

Meti Berbatovci Ft Nafije Xhemajli - Luj Nafije ( Official Video 4K )

SHKARKO APP