FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Këngëtarja Shkurte Fejza s’kursen elozhet për Naim Gjoshin: Me ty me zë e zemër

Momenti kur kompozitori i madh Naim Gjoshi mes emicioneve të forta, shijoi në shkallët e stadiumit “Air Albania” këngën “Mora fjalë” nuk ka kaluar pa u komentuar nga këngëtarja me zërin brilant, Shkurte Fejza.

Ajo e falenderon atë dhe s’nguron ta shprehë se sa shumë mirënjohëse i është për kompozimin e kësaj kënge. Shkurte shkruan se sa herë e këndon këtë këngë me zë dhe zemër është me të, “maestron”, ashtu si dhe ajo e quan të madhin Gjoshi.

“Maestro jam me Ty me zë e zemër. Të falenderoj dhe jam mirënohëse që na dhurove kengën më të dashur shqiptare Mora fjalë me shumë emocione të cilat unë permes zerit tim ia pëcolla shqiptarëve kudo në gjithë globin dhe ata e pranuan me shumë dashuri. Jam e lumtur që sëbashku i kemi dhënë përjetësinë artistike trimërisë dhe heroizmit unikat të Legjendarit tonë Adem Jashari. Je i papërsëritshëm, të uroj shëndet e jete te gjate që t’i dhurosh shqiptarëve edhe vepra tjera”, shkruan Shkurte Fejza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?