VIDEO/ ”Kepi i VIP-ave”, Kiara Tito zbulon detajet e emisionit do të mbahet larg Shqipërisë
“Kepi i VIP-ave” do të jetë emisioni veror që premton të mbajë mbërthyer publikun pas ekranit të Top Channel. Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, përfshirë ish-konkurrentë të “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen” do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë.
Konkurrentët dhe stafi ka mbërritur sot në vendin e xhirimit. Kiara Tito e cila është në qendër të vëmendjes, do të moderatojë “reality show-n”. Nga Bodrumi ajo zbulon ekskluzivisht për Top Channel pamjet nga shtëpia e “Kepit të VIP-ave”. Ronaldo Sharka dhe Jori Delli do të jetë dy nga konkurentët, dhe këtë e kanë treguar vetë përmes një postimi në Instastory.
“Përshëndetje. Mbërritëm më në fund në destinacion, jemi në Bodrum, po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur. Do t’ju pëlqejë pafund. Nuk po zbuloj më tepër, por kini parasysh që një gjë shumë e madhe do të vijë”,-thotë Kiara. Autore e programit të nxehtë veror është Olsa Muhameti, që tregon se surprizat dhe të ftuarit special, nuk do të mungojnë në asnjë episod.