VIDEO/ Luiz Ejlli fenomen edhe në Eurovision, pas 17 vitesh ndodh e papritura

Fuqia e botës virtuale, po kuptohet nga një personazh si Luiz Ejlli. Banor në shtëpinë e ”Big Brother Vip 2” që nga data 24 dhjetor, ai është kthyer në një fenomen. Tashmë ai ka ”pushtuar” edhe festivalin Europian, ”Eurovision Song Contest”. Këngëtari ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2006 me këngën ”Zjarr e ftohtë”.

Festivali i madh europian i muzikës publikon çdo muaj në kanalin YouTube, listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite. E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, fansat e Eurovisionit kanë mbetur të habitur, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë. Pas 17 vitesh, kënga e tij është bërë virale.

Që pas hyrjes së tij në spektaklin “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më të komentuar në rrjetet sociale dhe fansat kanë nisur të shprehin interesimin edhe për karrierën e tij të dikurshme.

Kënga “Zjarr e ftohtë” ka ngjallur një interes të madh te publiku pas hyrjes së tij në “BBVA” ku brenda një muaji ajo ka arritur më shumë se një milion klikime. Kënga kishte vetëm 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.

SHKARKO APP