VIDEO/ Luiz Ejlli shtrohet në spital: Nuk më kanë lënë vetëm…
Showbiz E Martë, 24 Tetor 2023 17:28
Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli duket se pas kthimit nga Kosova në Shqipëri nuk ka qenë mirë me shëndet. Ai është shfaqur i shtrirë në spital ku është parë duke marrë infuzion. Nga shtrati i spitalit ai ka filmuar edhe një mesazh për ndjekësit e tij, teksa ka falënderuar infermierët që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. “Nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekond”, thotë Luizi.