VIDEO/ Luizi “shpërthen” në lot: Ia bëra vetes, do humb Kiarën dhe Big Brother. Kur të dal jashtë…

Këngëtari Luiz Ejlli, banori më i komentuar në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, ka mbledhur të gjithë banorët për t’ju sqaruar atyre situatën e një nate më parë, ku ai tha se nuk është sëmurë, duke mohuar kështu rrëfimin te Kiara, të cilës i tha se ishte me tumor.

Mes lotëve ai ka thënë se këtë gjë ia bëri vetes, ndërsa u shpreh se tani do të humbë edhe Kiarën edhe Big Brother, ndërsa kur të dalë nga shtëpia do ta quajnë mashtrues.

“Unë ja bëj vetes, ju doni të më bëni gjyqin për diçka që nuk e dini si është. Një budallallëk i imi që mënyra e të shprehurit ishte e gabuar, momenti, personi që kisha përballë që të gjithë e dini si e shof. Tani as emrin nuk ja përmend. Unë do humb Kiarën, do humb Big Brotherin do humb edhe respektin. Kur të dal jashtë do thonë ky mashtruesi”, tha ai.

SHKARKO APP