VIDEO/ Luizi suprizon fansat, shishe me shampanjë në koncert, këngëtari: Dikur nuk kisha lekë

Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar fansat e tij, duke treguar kështu edhe njëherë që mirënjohjen e ka në gjak. Luizi dhuroi pije për ta, në një nga koncertet e tij.

I ftuar mbrëmë në Shkodër, artisti po performonte në një nga lokalet e natës, ku qindra ndjekës ishin mbledhur për ta ndjekur. Në mes të performancës, ai u tha të pranishme se ka paguar shampanjë për të gjithë dhe menjëherë stafi shpërndau shishet në tavolinat e tyre.

Artisti ka kujtuar periudhën kur ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa shtoi se tani që mundet, është i kënaqur të bëjë këtë gjest të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas fitores në “Big Brother VIP 2”, Ejlli është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor me ftesa të shumta për të performuar në club-et brenda dhe jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mad Summer Club (@madsummerclub)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?