VIDEO/ Luizit i dërgojnë dron me fituesin kanadez, Kevin Jacobs: Fitore me luanin. Je fenomen

”Big Brother Albania Vip 2”, po tejkalon çdo limit, tashmë jehonë edhe në Kanada. Luizi kishte futur me qëllim në tualet Kristin dhe Armaldon, kjo në mënyrë që të dënohen e të shkojnë në nominim. Por këngëtari përmendi se këtë strategji e ka parë nga fituesi kanadez i Big Brother. Kevin Jacobs është kthyer këto ditë në qendër të lajmeve në vend, dhe ka fituar më shumë se 20 mijë ndjekës falë Luizit.

Pasi dëgjoi për fenomenin “Luiz Ejlli”, ai nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin shkodran. Fansat e Luizit nuk kanë pritur gjatë për të treguar mbështetjen që kanë për të dhe se kanë kuptuar strategjinë e kanadezit.

Ata i kanë dërguar një dron Luizit, ku shihet fotoja e tij bashkë me Kevin Jacobs, dhe pasi e pam Luizi u emocionua shumë për këtë dron duke iu treguar banorëve se ky është banori që e ka përmendur për lojën e tij të fortë dhe disa strategji që ai i ka marrë.

 

SHKARKO APP