VIDEO/ Marko dhe Toni Baka ndezin verën me ”Një biletë”, historia e mallit që udhëton me zemrën

Pas suksesit të dy këngëve të mëparshme “Sytë e Mi” dhe ”Shqip të Dua”, Marko dhe Toni Baka rikthehen sërish në skenë me një projekt të ri që duket i destinuar të bëhet kolonë zanore e kësaj vere.

”Një Biletë’, vjen si një rrëfim i ndjeshëm për dashurinë në distancë. Teksti mban firmën e Ylli Bakës, i cili i ka dhënë këngës një gjuhë të thjeshtë, të pastër dhe emocionale, ndërsa interpretimi i binjakëve e shton intensitetin e ndjenjës, duke e bërë historinë më të prekshme.

Me këtë projekt, Marko dhe Toni Baka shënojnë këngën e tyre të tretë zyrtare, ndërsa në total arrijnë në pesë projekte muzikore, duke përfshirë edhe bashkëpunimet e mëhershme me të atin, Ylli Baka, i cili vazhdon të mbetet një figurë kyçe në rrugëtimin e tyre artistik. ”Një Biletë” nuk është thjesht një këngë verore është një histori e thjeshtë, e thënë butë, por që godet fort aty ku të gjithë e njohim: tek malli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Marko x Toni Baka - NJE BILETE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?