VIDEO/ Mbyllet me sukses aksioni humanitar, Labinot Tahiri: Mblidhen 100 mijë euro për Herën

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri vijon çdo ditë e më shumë të ndihmojë njerëzit që janë në nevojë. Ai ka bërë të ditur këtë herë se në kohë rekord është përmbushur me sukses aksioni humanitar për Herën e vogël, duke u mbledhur plot 100 mijë euro. Përmes një reagimi emocionues, Tahiri ka falënderuar të gjithë qytetarët që kontribuuan në këtë kauzë, si dhe gastronominë, bizneset dhe të gjithë ata që u bënë pjesë e aksionit. “100.000 € u mblodhën për Herën e vogël”, ka shkruar ai, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata që ndihmuan. Tahiri ka bërë gjithashtu thirrje që të mos dërgohen më para për këtë rast, pasi shuma e nevojshme tashmë është siguruar.

Postimi i plotë

100.000 € u mblodhën për Herën e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

O Zot, bekoje këtë popull edhe sot, edhe atëherë kur unë nuk do të jem më në jetë në këtë vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faleminderit pa fund gastronomisë së vendit dhe të qytetit tim, si dhe të gjitha bizneseve që na ndihmuan.

MOS DËRGONI MË PARA PËR KËTË RAST!

Jam shumë i lumtur!

O Zot, bashkoje popullin tim në dashuri dhe dhuroji respekt e begati.

Herë, axhit Labit të duam shumë! Do të bëhesh më e bukura në Kosovë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?