VIDEO/ ”Meritonit ia ka qejfi me ty”, Roza këshillon Sarën: Shko dhe trazo ujërat mes çiftit

Dinamikat në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, janë të shumta. Roza Lati dhe Erjola Doçi kanë këshillua banoren e re Sara Karaj, sesi të futet më lehtë në lojë. Sipas vajzave që kanë më gjatë në shtëpi, Meritoni shpërqendrohet lehtë dhe Sara duhet të hyjë në mes që t’i trazojë ujërat mes çiftit.

Sara: Po aludimi që filluan për mua te çifti Meriton Ilnisa. Erdhi Sara tha unë jam Rikja nr dy. Ma shpjego pak mua.

Erjola: Ti mund të përfshihesh edhe për ndjesitë e tua s’ka naj gjë të keqe. Pse të pyetja unë sytë e saj a do të krijosh naj lidhje këtu.

Sara: Ajo e ka me më shantazhu imazhin mua dhe me faktorizua mua.

Erjola: Luaj.

Roza: Meritonit i pëlqejnë gocat e bukura, më flet me tonalitet aq pervers.

Juli: Nëse ti s’je pjesë e kësaj loje me dëshirë, atëherë po të përdor. Prishja skemën.

Erjola: Unë hodha dhe një llaf më pëlqen panorama që kam para syve.

Juli: Nëse do, prishja skemën.

Erjola: Zemër Meritonit ja ka qejfi, se e njoh nga jashtë.

Roza: Nëse do me u fut është momenti të trazosh ujërat Merionit dhe Ilnisës.

Sara: Unë pa dasht janë trazu, nuk hy në mes.

Erjola: Po të lë ai hapësirë.

Juli: Nëse nuk je tu e bo me dashje, po të përdorin ata.

Sara: Dua ta mendoj mirë me hy në mes të çiftit në atë mënyrë të dal si një femër e keqe. Unë mund të hy, por jo për punë dashurie.

Erjola: Ata janë në një skemë.

Sara: Nuk po hy për atë punë, thjesht dolën aludime. Nuk e bëra të madhe se duhet ti interesojë asaj jo mua. Të përdorë imazhin tim vetëm se unë jam single.

Roza: Meritoni me këto gocat e bukura e lëshon pak vetën.

Erjola: Po e lëshon içik shpejt.

Roza: Është Meritoni që shpërqendrohet lehtësisht. Sesa të rrish e padukshme…

SHKARKO APP