VIDEO/”Ndjenjat a njohin moshë”, Egli shpërthen drejt Xumit: Unë e di se flas me burrë

Një situatë e tensionuar ka shpërthyer mes Eglit dhe Xumit në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, pas një komenti të Xumit lidhur me ushqimin që sapo kishin konsumuar. Xumi duke komentuar për fileton në një debat me Gjestin, u shpreh duke i thënë se kush e di se çfarë i kanë hedhur salcës së filetos, duke e ditur që ato ishin gatuar nga Egli dhe Rozana.

Në momentin që Xumi thotë këtë “metaforë”, Egli reagoi menjëherë, duke i thënë Xumit të gjente diçka tjetër për të marrë shembuj dhe të mos luante me ushqimin, pasi ishte ajo që kishte gatuar filetot. Kjo përgjigje u kuptua si një kundërpërgjigje e ashpër, gjë që shkaktoi tension mes të dyve.

Pavarësisht përpjekjeve për të qartësuar situatën, ndërsa diskutimi vazhdonte, Egli përdori një shprehje të papritur: e drejtohet Xumin me fjalën “zemra”. Kjo shprehje e përdorur nga Egli ka shkaktuar një ndjenjë kënaqësie te Xumi, i cili, gjatë bisedës kërkoi që Egli ta përsëriste këtë fjalë pasi i kishte pëlqyer. Si dhe në bisedë, gjatë kohës që Egli po shpjegonte situata ai i thotë që mbaron pas saj. Egli menjëherë u largua nga biseda, e acaruar, duke i thënë Xumit: Unë e di se flas me burrë…

SHKARKO APP