VIDEO/ Në vilën luksoze në Romë, Kida dhe Ajbi ndajnë vallëzimin e tyre të parë si çift

Pas ceremonisë së kurorëzimit, ku këngëtarja e njohur Kida u drejtua drejt altarit e shoqëruar nga prindërit e saj, ajo dhe Ajbi përjetuan një tjetër moment të veçantë: vallëzimin e tyre të parë si çift i martuar.

Për këtë çast romantik, Kida zgjodhi të ndryshonte pamjen e saj, duke i lënë flokët e gjatë të lirë mbi supe. Ajo shkëlqeu me një fustan të bardhë, të strukturuar me korse dhe me një bisht të gjatë, të cilin e kompletoi me doreza sateni.

Në krah të saj, Ajbi u shfaq elegant në një kostum të zi klasik, të shoqëruar me papion. Çifti ndau këtë vallëzim në ambientet e vilës luksoze në Romë, e cila ishte zbukuruar me lule, qirinj dhe ndriçim në nuanca rozë. Nën duartrokitjet dhe emocionet e të ftuarve, Kida dhe Ajbi shijuan një nga momentet më të bukura të mbrëmjes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2357 (65.5%)
Jo 1239 (34.5%)

Vota totale: 3596