Video nga koncerti që po thyen rrjetin, Efi për Kiarën dhe Luizin: Sa fallco

Një natë pas finales së “Big Brother VIP” Luizi mbajti një koncert në një nga klubet e Tiranës bashkë me Noizyn. Para se të ngjiteshin të dy në skenë, Luizi performoi “Zjarr e ftohtë” dhe “Me ty”.

Këngën e dytë ai ia ka dedikuar Kiarës ndaj në momentin që e këndoi mori edhe moderatoren pranë vetes.

Mirëpo, kjo skenë duket se nuk i ka pëlqyer Efit. Ajo ka qenë në klub e pranishme bashkë me ish-banorët e tjerë. Dhe në videot që janë publikuar prej tyre dëgjohet zëri i Efit, e cila shprehet me ironi që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, në një video tjetër që po qarkullon në rrjet, zëri i Efit dëgjohet teksa thotë “sa fallco”, duke iu referuar Kiarës, e cila po i qëndronte pranë Luizit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?