VIDEO/ Nis loja pa Kiarën në Big Brother. Olta tenton të puthë Luizin, por ai fton Jorin në suitë

Pasi Kiara doli nga shtëpia pas 91 ditë qëndrim, Olta shkoi të puthë Luizin, gjest ky për të treguar “hakmarrje”, apo për t’i kthyer atij “reston”. Ajo i tha Luizit që ta puthte në faqe, por ky i fundit refuzoi duke thënë se ata bashkë do puthen vetëm në finale.

Olta ia pati thënë edhe Kiarës, që nëse ajo do dilte të shtunën nga shtëpia, ajo do puthte Luizin, njëjtë siç ky i fundit, ia bëri kur doli Maestro.

Luizi doli në oborr dhe nisi të ngacmonte Jorin. Ai e ftoi atë të flinin bashkë në suitë. Kjo e fundit i tha Luizit se ajo e sheh atë si vëlla. Komenti i saj shkriu së qeshuri banorët.

Marrë nga Top Channel

SHKARKO APP