VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother Albania Vip 1” nga i vëllai Romeo që është banor në BBV3. Një helikopter lëshoi 3 mijë karafila sot mbi shtëpinë e Big Brother, si surprizë për Romeo Veshajn nga vëllezërit e tij.

“Të dua, vëlli im përgjithmonë. Më ka marrë malli, të dua”, është shprehur Romeo mes lotësh teksa në shtëpi binin karafilat.

Këto ditë kanë qenë aspak të lehta për Romeon, i cili përpos debateve të shumta me banorët, ka pasur diskutime të forta edhe me Heidin për shkak të një droni që i thoshte asaj ‘të hapte sytë’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?