VIDEO/ Olta e provokon, Ermiona çohet nga karrigia dhe loton: Bëj shumë kujdes kur flet me mua

Në ”Big Brother Albania Vip 2”, tensionet janë rritur. Olta dhe Ermiona janë përfshirë sot në një debat të ashpër me njëra-tjetrën. Teksa ndodheshin në kuzhinë, Olta ofendoi Ermionën duke e quajtur të paedukatë. Pas këtij etiketimi, Ermiona çohet nga karrigia dhe shkon e revoltuar drejt Oltës, të cilën e paralajmëron që të tregohet e kujdesshme në komunikim me të.

Pjesë nga debati:

Olta: Ti je e ashpër dhe e paedukatë.

Ermiona: Paedukatë e the dhe njëherë, shkoj atje (te dhoma rrëfimit) dhe ta tregoj unë sa paedukatë jam.

Olta: Je! Je!

Ermiona: Thuje dhe njëherë thuje që jam e paedukatë.

Olta: Po më kërcënon?

Ermiona: Vazhdo thuje se unë kam punë me ata (produksionin), jo me ty më.

Olta: Je e paedukatë Jona.

Ermiona shkon në dhomën e rrëfimit. Kthehet pas disa minutash dhe debati vazhdon.

Ermiona: Kujdes kur flet. Bëj shumë kujdes kaq po të them. Emrin tim mos e përmend më fare! E përlyen emrin tim po ta përmendësh.

SHKARKO APP