VIDEO/ ”Picirruke, nis shit bileta”, kriset sërish miqësia mes Heidit dhe Eglës: Zhduku
Miqësia mes Eglës dhe Heidit në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” duket se është krisur sërish. Ato janë përfshirë në një debat me tone të larta dhe ofenduese me njëra-tjetrën.
Egla: Picirruke, ke nevojë gjithmonë për një Sarë me vete.
Heidi: Nuk e prisja.
Egla: Unë nuk e prisja nga ty.
Heidi: Ke thënë që je italiane, fatkeqësisht prindërit e mi kanë ikur nga këtu.
Egla: Ishte një këshillë dashamirëse.
Heidi: Kjo është jeta ime, ik mos më fol.
Egla: Ti the jam italiane, unë të thash mos e thuaj në inat e sipër se të bën dëm! Je shumë budallaqe, ke mentalitet lufte, do vetëm vëmendje, do njerëz kundër, po të jepja një këshillë, ti je kaq e ngatërrume me veten tani sa nuk di ca flet.
Heidi: E di sa njerëz vijnë këtu.
Egla: Surrat patate, nis shit bileta.
Heidi: Është bërë me Julin me atë të më nxjerrin mua, erdhe ti tek unë apo erdha unë tek ty! Nuk më qëndroi afër erdhi më goditi, me më ofendoi. Dashamirësia jote, e kemi parë, zhduku.