VIDEO/ ”Po duroj gjëra”, Heidi dhe Romeo qajnë teksa flasin për lidhjen dhe lojën: Ta kam frikën
Nuk janë në ditët më të mira. Fjalë është për çiftin më të komentuar në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, Heidi-Romeo. Ata nuk i kanë mbajtur dot lotët teksa kanë sqaruar debatet mes tyre të ditëve të fundit.
Romeo i tha Heidit se nuk do donte të ishte motivi që ajo të qante, ndërsa Heidi tha se përkundrazi, ai e bën të buzëqeshë.
Romeo: Nuk dua të jem unë motivi që ti qan zemër, jo nuk e dua. Unë se them dot mendimin tim, jo shpirti, nuk dua të jem unë ai që ti të qash.
Heidi: Ti më bën për të qesh.
Romeo: Nëse të kam bërë presion të kërkoj falje.
Heidi: Mos fut këto terma, sinqerisht e kam.
Romeo: Ça shof unë është e vërtetë.