VIDEO/ Politika uroi, kurse Luiz Ejlli shoqëron fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në shkollë
Politikanët kanë uruar këtë të hënë me nisjen e vitit të ri shkollor, kurse këngëtari Luiz Ejlli ka zgjedhur të shoqërojë për në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Luizi shihet i rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo. Më pas artisti dhe fenomeni i ”Big Brother Vip Albania”, bëri thirrje për të ndihmuar këta fëmijë me veshmbathje, sepse nuk i kanë mundësitë.
Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.